Ne jemi JAAK
Shoqata joqeveritare JICA Alumni Asociacioni i Kosovës (JAAK) u themelua me iniciativën e pjesëmarrësve, në trajnimet e mbajtura në Japoni, nën mbështetjen e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), më 13 Prill të vitit 2009.
Qëllimi i JAAK është arritja e objektivave, duke stimuluar zbatimin e programeve zhvillimore të JICA në Kosovë , bashkëpunimin në mes të anëtarëve të JAAK, të trajnuar në Japoni dhe anëtarëve të vendeve tjera, mbështetjen e zhvillimit të programeve të përbashkëta, shkëmbimin kulturor, etj.


Anëtarët e JAAK
Objektivat
Ruajtja dhe forcimi i marrëdhënieve, miqësisë dhe mirëkuptimit të ndërsjellt, midis anëtarëve të Asociacionit.
Mbështetja e zhvillimint ekonomik, shoqëror dhe kulturor të vendit, përmes studimeve të vazhdueshme në teknologji dhe në fusha të tjera, të udhëhequra nga anëtarët e Asociacionit.
Vendosja e kontakteve me shoqatat e ngjajshme në botë, duke mbështetetur bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojës, me këto shoqata.
Bashkëpunimi me instruktorët e institucioneve japoneze, roli i të cilëve është të jap këshilla teknike, që janë të mirëpritura nga Asociacioni, për të mbeshtetur zhvillimin e programeve, në Republikën e Kosovës.
JAAK me aktivitetet e veta, po hap rrugë të reja për zhvillim të projekteve, realizimi i të cilëve do të jetë në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe afat-gjatë të Republikës së Kosovës.

